Home Page / Programs / Trainings

Kontroll i brendshëm

Qëllimi: Ky trajnim synon të japë njohuri mbi sistemin e kontrollet dhe qeverisjen e përgjithshme të organizatave publike e jopublike dhe të thellojë diskutimet mbi praktikat më të mira në  menaxhimin e përgjithshëm, etj

Struktura:Programi i kësaj lënde është parashikuar të zhvillohet në 5 javë, me nga 3 orë mësimore,secila nga 60 minuta

Vlerësimi:Lënda shlyhet me provim me shkrim dhe vlerësimi për provimin është 100 pikë. Kandidati që fiton mbi 51 pikë, konsiderohet fitues në provim. 20 pikë i atashohen frekuentimit të kursit. Pjesëmarrësit pajisen me certifikatë të lëshuar nga Universiteti.

Përmbajtja

Java Nr. 1: Sistemi i kontrollit të  brendshëm. Dimensionet bazë të kontrollit të brendshëm në  një organizatë.  Përkufizimet e INTOSAI-t dhe GAO-s mbi kontrollet e brendshme në subjekt publike dhe entitetet private. Konfuzioni terminologjik e semantikor rreth nocioneve “kontroll” dhe “auditim” në vendet ballkanike.

Java Nr. 2:  Komponentët e kontrollit të brendshëm: Mjedisi dhe procedurat e kontrollit, Vlerësimi i riskut, Informacioni dhe komunikimi, Monitorimi etj. Kontrolli administrativ (i drejtimit) dhe kontrolli kontabël.Tipet e kontrolleve të drejtimit.Risqet: përkufizime, identifikimi dhe menaxhimi i tyre. Klasifikimi i risqeve. Risqet përballë pasigurive, probabilitetit, kërcënimeve etj. Vlerësimi i përshtatshmërisë së proceseve të menaxhimit të risqeve.

Java Nr. 3:   Kufizimet e kontrollit të brendshëm dhe “siguria e arsyeshme” . Roli dhe përgjegjësia e hallkave të një organizate mbi kompozimin e elementeve të kontrollit të brendshëm: Roli dhe përgjegjësia e menaxherëve, bordit dhe auditëve. Kontrolli direktiv, parandalues dhe korrigjues. Menaxhimi financiar dhe Kontrolli i Brendshëm financiar Publik (PIFC).

Java Nr. 4: Qeverisja si objekt i auditimit. Përkufizimi mbi qeverisjen,komponentët dhe parimet e saj. Përqasje kuptimore: “Qeverisja” përballë “Qeverisë”; “Qeverisja” përballë “Politikës; “Qeverisja” përballë“Menaxhimit”. Veçoritë e qeverisjes në sektorin publik. Përgjegjësia dhe përgjegjshmëria.

Java  Nr. 5: Përsëritje e njohurive të kursit. Testim dhe shpërndarje e dëshmive të kursit

Educator Msc. Qeram Cibaku
Time 5 javë
Date 2014-01-13 - 2014-03-10