Home Page / Announcements

KORÇË/ Trajnohen 94 mësues dhe drejtorë mbi menaxhimin e shkollave dhe problematikat me të rinjtë

Qendra për Edukimin e Vazhdueshëm dhe Formimin Profesional në Universitetin “Hëna e Plotë-BEDËR” organizoi në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Korçë, trajnimin me temë: “Menaxhimi i institucioneve dhe krizave në arsimin parauniversitar” ku morën pjesë 94 drejtues të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare nga qarku i Korçës.

Seminari i zhvillua në tre seanca, gjatë të cilave u vu theksi tek rendësia e krijimit të një ambienti të përshtatshëm në shkollë, marrëdhënien nxënës-shkollë-familje si edhe tek nevoja për një menaxhim bashkëkohor të institucioneve dhe burimeve njerëzore.

Po ashtu, duke marrë parasysh përdorimin e gjerë të rrjeteve sociale, gjatë seminarit u vu theksi tek domosdoshmëria e ndërgjegjësimit të të rinjve për risqet e lundrimit të pakontrolluar në to duke sugjeruar format se së përfitohet pozitivisht nga interneti.

Tematika të tjera të trajtuara ishin ato që kanë të bëjnë me qasjen e mësuesve ndaj kodit etik që parashikon profesioni i tyre dhe respektimi i tij me qëllim shmangien e konflikteve, por edhe strategjitë e menaxhimit institucional apo të drejtat dhe detyrimet që kanë mësuesit dhe nxënësit në institucionet e arsimit parauniversitar.

17.11.2014