Home Page / Announcements

Marrëveshjen Ndërkombëtare të Bashkëpunimit

Universiteti Hëna e Plotë (Bedër)firmos Marrëveshjen Ndërkombëtare të Bashkëpunimit, më 31 maj- 1 qershor, 2013. Një delegacion i universitetit, i kryesuar nga Rektori Dr. Ferdinand Gjana, ishte ftuar të marrë pjesë në Kongresin e Tretë Ndërkombëtar në Lidhje me Tendencat e Edukimit të Lartë me temë: “Universiteti Sipërmarrës dhe Inovativë” I mbajtur në Stamboll. Kongresi është organizuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Universiteteve dhe Universiteti Fatih.

 Qëllimi i kongresit ishte që të sigurojë një forum unik ndërkombëtar për të diskutuar parashikimet dhe tendencat e reja të Universitetit inovative dhe sipërmarrës në botë. Ajo synon gjithashtu të shqyrtojë problemet themelore dhe sfidat e arsimit të lartë, dhe u mbyll me disa zgjidhje inovative.

 Pas kongresit, u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim ndërkombëtar ndërmjet Shoqatës Ndërkombëtare të Universiteteve - ICTHE dhe universiteteve partnere që synojnë  të promovojnë bashkëpunimin në fushat e arsimit, bazuar në interesa të ndërsjelltë.Qëllimi i marrëveshjes është që të krijojë dhe të lehtësojë bashkëpunimin reciprok në programet arsimore dhe aktivitetet kërkimore, iniciativat akademike, programet e trajnimit, dhe shkëmbimin e teknik dhe shkencor, ekspertiza e informacionit dhe të personelit.

 Si një anëtar i Shoqatës Ndërkombëtare të Universiteteve, Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) u bashkëngjitë në protokollin ndërkombëtar mbi edukimin.Rektori i Universiteit Hëna e Plotë (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana theksoi rëndësinë e kësaj marrëveshjeje në shkëmbimin e stafit akademik dhe të studentëve. Gjithashtu, kjo marrëveshje ka konsoliduar edhe më shumë profilin ndërkombëtar të Universitetit.

11.09.2013